Gerven Oei: Rasti i Luan Dacit tregon se reforma në drejtësi ka dështuar

I ftuar në emisionin Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari Vincent Van Gerven Oei, tha se rasti i gjyqtarit Luan Daci, tregon që reforma në drejtësi ka dështuar.

Vincent Van Gerven Oei: ”Besoj se reforma në drejtësi po dështon. Tani kemi rastin e Luan Dacit i cili është pezulluar nga gjykata dhe që pritet të gjykohet për falsifikim dokumentesh. Në këtë mënyrë reforma në drejtësi ka rënë në kurth. Nëse ai dënohet kjo do të thotë që institucionet e vetingut janë tërësisht të kapura, sepse procesi i vetingut u implementua nga njerëzit e pakualifikuar, pra reforma ka dështuar. Por, po të mos dënohet Daci, është e qartë që Gjykata Speciale dhe SPAK-u ende nuk janë të pavarura nga politika.”

Gazetari Vincent Van Gerven Oei u shpreh se ndërkombëtarët se me reformat, po shkojnë nga dështimi në dështim.

Vincent Van Gerven Oei: Nuk besoj se këshilli politik do të na sjellë reformë zgjedhore themelore. Nuk kam besim te ky proces. Rama është i pari që vrapon te ndërkombëtarët. Sipas meje ndërkombëtarët po dështojnë në Serbi, Kosovë, Bosnje dhe gjithandej, pasi BE-së dhe SHBA0ve u mungojnë vlerat e përbashkëta. 15 kushtet kurrë nuk do të plotësohen, pasi ndërkombëtarët po shkojnë nga dështimi në dështim. Bëjnë retorikë bosh në Twitter, dukë thënë se po bëjmë progres. 

SHKARKO APP