
Familja Qema nga Hasi ka pasur një gëzim të trefishtë, me ardhjen në jetë të trinjakëve të shëndetshëm. Lindja ka ndodhur në maternitetin ”Koço Gliozheni” dhe fëmijët e nëna gëzojnë shëndet të plotë. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.
”Gëzim i trefishtë për familjen Qema nga Hasi, me ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni””,-ka shkruar Manastirliu.
Ajo u shpreh se fëmijët kanë marrë dhe çekun e bebes prej 360.000 lekësh të reja. Sipas Manastirliut, që nga viti 2019 kur filloi bonusi i bebes më shumë se 65.000 familja të tjera kanë përfituar nga shpërblimi financiar për çdo fëmijë të lindur, nga 40.000 deri në 120.000 lekë.
”Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja. Nga 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë”.
