Gëzuar Bajramin! Urimi i ish-kryeministrit Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh urimi, besimtarëve myslimanë sot me rastin e festës së tyre të Bajramit.

“Gëzuar Bajramin”,-shkruan Berisha në facebook. ”Të dashur miq, pas agjërimit të muajit të madhnueshëm të Ramazanit, besimtarët myslimanë shqiptarë festojnë sot në këtë ditë të bekuar, Bajramin. Le të urojmë nga zemra të gjithë së bashku që i Gjithfuqishmi të pranojë dhe të shndërrojë, sakrificën e tyre në mirësi, paqe dhe harmoni për ata, familjet e tyre dhe mbarë kombin tonë. Gëzuar”,-përfundon mesazhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?