Gianni De Biasi: Objektivi ynë fitorja në fushë, respektojmë kundërshtarin

 

 

Një ditë përara zhvillimit të ndeshjes me Serbinë, trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, në një konferencë për mediat ka deklaruar se do të respektojnë kundërshtarin në fushë. Tekniku i kombëtares tha se do të hyjnë në fushë me një objektiv, për të fituar. De Biasi i bëri edhe një thirrje publikut që të mbeshtesin kombetaren për arritjen e objektivit madhor, por duke respektuar kundershtarin.

I të njëjtit mendim ishte edhe kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, i cili tha se do ta respektojmë kundërshtarin, por do synojme fitoren.

Gianni De Biasi: “Kjo eshte nje ndeshje vendimtare për ne. Për mua tensioni është në nivele normale, është një ndeshmje e rëndesishme, tensioni është ai i duhuri. Kam pasur ide të qarta në formacion që nga e diela, pjesa më e rëndësishme e lojtërëve janë disponibël për këtë ndeshje. Kundërshtari është i fortë, ka lojtarë që luajnë në ekipe të mira, por ne jemi te pergatitur.

Nuk besoj se është ndonjë andikap i madh, për ato minuta që kemi qenë në fushe ne kemi bërë një lojë të mirë. Ne kundërshtarin e njohim mirë, dhe qëllimi është rezultati pozitiv. Në do të futemi në lojë për të fiturar ndeshjen. Në hyjmë në fushë duke respektuar kundërshtarin, por duke arritur objektivat tona.

Për një trjaner kjo është ndeshja më e thjeshtë për tu pwrgatitur, sepse lojtarët e kanë motivimin brenda. Besoj që ne duhet të jemi inteligjentë në fushë dhe të shfrytëzojmë goditjet e këndit apo ato të dënimit për të fituar.

Lojatarët janë të përqëndruar për mbarëvajtjen e ndeshjes, por ajo që ka rëndësi është që të përqëndrohemi në rezultatin pozitiv të ndeshjes. I bëj një thirrje publikut që të ndihmojnë kombëtaren për të arritur objektivin madhor. Të respektojmë kundërshtarin dhe të bëjmë mksimumin për skuadrën tonë.

Lorik Cana: “Mënyra jonë e përgatitjes së ndeshjes nuk ka ndonjë ndryshim nga ato të ndeshjeve të tjera. Është një popull i mrekullueshëm që ne e përfaqësojme me krenari. Sic jemi përgatitur cdo ndeshje do të përgatisim edhe këtë. Do të respektojmë kundërshtarin, por duke respektuar ne forcen tone do të kërkojmë fitoren e ndeshjes.”

SHKARKO APP