“Gishtat e mesit kundër korrupsionit”, kreu i FRPD-së: Posteri ishte sekret

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri tha se posteri i Belind Këlliçit ka qenë surprizë edhe për vetë strukturat e brendshme të PD.

Për të posteri është bërë nga ekspertët e komunikimit pranë Belind Këlliçit dhe se mesazhi që përcjellë është se korrupsioni do luftohet pa asnjë lloj etike.

“Mendoj se ka qenë një publikim sekret dhe surprizë për të gjithë edhe për kampin e PD-së. Nuk kemi qenë ne në ideimin e këtij posteri, ka qenë një grup PR strategjistësh, me aprovimin e Belindit që e bëri këtë gjë. Ajo që mendoj unë është se po mungon etika, por që ndoshta ky është sinjali, që nuk do ketë etikë. nëse e marrim në këtë këndvështrim mendoj se sidomos rinia, shikon një shfryrje të saj të ky sinjal që korrupsioni do luftohet pa etik”,-tha Besart Xhaferri për ”Euronews Albania”.

 

SHKARKO APP