Gjallërimi i riteve satanike në Shqipëri, deri më tani janë shënuar 4 viktima

Satanizmi shpesh është kthyer dhe si katalizator për krime të rënda. Ndryshe nga fetë e tjera, satanizmi ka traditat dhe kanunet e saj përsa i përket kryerjes së ritualeve, përfshirë ritualin e flijimit njerëzor. Një valë vetëflijimesh kanë tronditur opinionin publik shqiptar.

Ngjarja horror e Kombinatit në korrik të vitit 2020, ku nënë e bijë u vetëflijuan me shpresën se do të ringjalleshin, është padyshim më e rënda në shoqërinë shqiptare. Policia arriti në përfundimin se gruaja dhe dy vajzat e saj kishin përqafuar “Dëshmitarët e Jehovait”, megjithëse këta të fundit e mohuan një gjë të tillë.

Në vitin 2003 në Karbunarë të Lushnjës, një 17-vjeçare u vetëvra me armë zjarri, por në një letër lamtumire shkruante se pas vdekjes do të shkonte afër Zotit dhe do të ringjallej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse një 11 vjeçare i dha fund jetës pas një debati me prindërit. Këta të fundit e qortonin, pasi kishte lënë pas dore mësimet dhe merrej me librat e “Dëshmitarëve të Jehovait”. Po në këtë periudhë, një 24-vjeçare vdiq pasi refuzoi të merrte gjak që të shpëtonte jetën. Ajo ishte praktikante e të njëjtit sekt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në prill të 2014, i mituri u var në një pemë në sektorin “Rinia” në Durrës. 13-vjeçari kishte lidhje me “Dëshmitarët e Jehovait”, gjë që u tha nga vetë familjarët. Pak kohë më parë, një 23-vjeçare ndërroi jetë në Tiranë në rrethana misterioze. Në trupin e 23-vjeçares Evgjeni Baxho u gjetën simbole të dyshuara të ritualeve satanike, edhe pse u tha se shkak i vdekjes ishte infeksioni në dhëmballë.

Në Shqipëri deri më tani 4 persona kanë humbur jetën përgjatë 1 viti, ndërsa në të gjitha rastet autoritete nuk kanë konkluduar asnjëherë hetimet dhe arsyet e vërteta se kush qëndron pas këtyre vetëflijimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?