Gjashtë bashki me kryetar të emëruar, PS pret dekretin për zgjedhje
PS-ja pret që pas vendimit të Kushtetueses për zgjedhjet e 30 Qershorit, Presidenti Ilir Meta të dekretojë datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore për 6 bashkitë që aktualisht drejtohen pa kryetar të zgjedhur.
“Presim që Presidenti të flasë dhe të japë verdiktin e tij. Sapo Presidenti të prononcohet e dyta pas tij për Shkodrën do të prononcohem unë”,-tha Edona Bilali në një prononcim për mediat.
Sekretarja e gruas në PS, Etilda Gjonaj dhe deputetët e kryebashkiakët socialistë të qarkut ishin pjesë e takimit, ku u diskutuan problematikat që ka kjo strukturë.