Gjashtë fshatra në Dibër ende të bllokuara, por shkollat i rikthehen mësimit

Pas situatës së krijuar prej disa ditësh nga moti i keq, sot në të gjithë Qarkun e Dibrës vazhdon mësimi rregullisht.

Autoritetet vendore kanë bërë të mundur hapjen e rrugëve nga reshjet e borës, ndërsa raportohet për 6 fshatra të bllokuara në qarkun e Dibrës.

Këto fshatra janë të njësive të thella të Lurës, Sllovës, Kalajës së Dodës, Ostrenit dhe Trebishtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rrugët nacionale të qarkut Dibër, lëvizet pa problem si Peshkopi-Tiranë, Kukës-Peshkopi, ndërsa 50% e rrugëve rurale lëvizet vetëm me zinxhir.

Swiss Digital Mobile Reklama

Energjia elektrike është rikthyer në të gjithë Qarkun e Dibrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?