Gjata: Dy klane në PS ”luftojnë” për Prokurorin e ri të Përgjithëm
Këshilli i Lartë i Prokurorisë çeli këtë të martë garën për Prokurorin e Përgjithshëm. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori paralajmëron se brenda Partisë Socialiste po bëhet luftë e brendshme pasi ka dy klane, njëri që mbështet kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku dhe njëri që mbështet persona të tjerë.
“Po nguten të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm përpara se të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ka një luftë të brendshme se kush do jetë kryeprokuror, dhe ka një klan që mbështet Arta Markun. Ai që fitoi me zotin Rama dhe e vendosi në mënyrë të kundraligjshme. Ka një klan tjetër që do persona të tjerë dhe po bëhet luftë e tmerrshme por që ne e shohim si gati me përbuzje që tregon pikën e fundit ku ka shkuar mazhoranca”, u shpreh ai.
Gjatë shtoi seKLP është e paligshme, pasi disa nga anëtarët e përzgjedhur janë kundërshtuar nga ONM-ja. “KLP ndodhet në një gjendje paligjshmërie. Aty janë zgjedhur anëtarë të paligjshëm të kundërshtruar nga ONM. Janë zgjedhur anëtarë që nuk kanë marrë nga dokumenti Autoritetit i Pastërtisë së Figurës ku prokuroria e kishte pranuar anëtar pa marrë një dokument. Një anëtare është shkarkuar nga KPA. Të tjerë janë në KPA mund të pësojnë të njëjtën fat. Sikur ti lemë këto kemi një situatë të zgjedhur 5 nga parlamenti dhe 4 nga konferenca e prokurorëve që vjen në kundërshtim me Kushtetutën se kur u bë u tha që këto organe do të vetëqeverisen, prandaj ka shumicën e prokurorëve në KLP. Të ka rënë kolona bazë e këtij institucioni nuk mund të vazhdojë pa u plotësuar”, sqaroi Gjata.
Perveç Arta Markut, përfliten edhe emra te tjere, si: Olsian Çela, ish drejtuesi i ‘Krimeve të Rënda’, i njohur edhe si prokurori i laboratorit të kokainës në Xibrakë, Adnan Xholit, ish-kryeprokuror i Krimeve të Rënda dhe aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, apo Enrik Ligori, Besnik Muçi, Ervin Kondili.
KOHA JONË SONDAZH

