Gjata: Votimin elektronik në zgjedhje nuk e lejoi Rama se i binte skema me krimin
I ftuar në Ora News, sekretari për Cështjet Zgjedhore në PD, Çlirim Gjata, u shpreh se Rama ka marrë kompetenca të panumërta, duke mos ekzistuar një demokraci me check and balance.
Për Gjatën, se lidhur me identifikimi biometrik është bërë një eksperimentim në KQZ dhe ka dalë i suksesshëm, dhe nuk ha shumë kohë.
Gjata: Rama ka marrë kompetenca të panumërta, ndërsa Basha thotë “jo” sepse është i shkolluar në perëndim. S’mund të ekzistojë një demokraci pa check and balance. Nuk mund të rrijë një kryeministër më shumë se dy mandate. Nëse një pushtet ka 100 pushtete dhe një tjetër ka vetëm 1, nuk kemi ndarje pushtetesh. Prandaj kërkohet që të rikthehet institucioni i check and abalance.
Nëse ka vullnet politik, çështja e teknologjisë në zgjedhje zgjidhet menjëherë, po nuk ka ekzistuar vullneti politik nga ana e mazhorancën. Ne kemi kërkuar votim dhe numërim elektronik. Ka dështuar projekti në dy palë zgjedhje, por në marrëveshjen e 5 qershorit u kërkuar identifikimi biometrik. Është bërë një eksperimentim në KQZ dhe ka dalë i suksesshëm dhe nuk ha shumë kohë. Nëse lë shenjën e gishtit aty nuk mund të votosh dy herë. Ndërsa votimin elektronik nuk e la Rama dhe numërimi elektronik do të zbatohet në mënyrë pilote në 2 zona.
Gjata shtoi se Rama nuk mund ta lejonte që të futej votimi elektronik në këto zgjedhje sepse i binte skema me krimin për blerjen e votës.
Gjata: Edi Rama e dinte se nuk fitonte në ditën e tij më të mirë, kur në 2013-tën mori 66 mandate dhe nëse nuk do të ishte LSI-ja do të ishte në opozitë qysh atëherë. Por ne e dimë se çfarë bëri në Durrës dhe në Dibër. Pamë se si i përdori kriminelët dhe si i përdori bandat. Prandaj nuk mund ta lejonte që të futej votimi elektronik sepse i binte skema me krimin. I kemi dëgjuar në përgjime gjëra të tilla. Nëse votimi është elektronik, bëji presion sa të duash, nuk ke çfarë të bësh. Votimi dhe numërimi elektronik kërkon domosdoshmërisht identifikimin elektronik. Ne kemi marrë masa për t’i kapur skemat e blerjes së votës qysh në gjenezë.