Gjebrea: Angazhim i grave kundër ekstremizmit të dhunshëm
Shqipëria ka bërë hapa të konsiderueshëm për barazinë gjinore. Zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea e ftuar në “Tonight Ilva Tare”, solli rastin e Britanisë së Madhe, sipas të cilës gratë po angazhohen për të parandaluar shkuarjen e luftëtarëve në vendet në konflikt.
“Shqipëria ka bërë hapa shumë të mëdha për sa i përket barazisë gjinore. Të gjitha institucionet janë të ndërgjegjësuara. Vlen të përmendet puna e madhe e shoqërisë civile, pa të cilën ne nuk do të ishim në këtë stad që jemi sot. Flasim për ekstremizmin e dhunshëm. Kemi të miratuar tashmë strategjinë kombëtare nga Këshilli i Ministrave, ku përcaktohen qartë detyrimet e çdo institucioneve.
Kemi një kombinim të Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Arsimit, Ministria e Punëve, dhe ministrive të tjera, të cilat kanë detyrimin për të punuar dhe fuqizuar rolin e gruas. Në Angli për shembull, kanë ndërmarrë një projekt për gruan, nënat apo motrat e atyre luftëtarëve që janë në luftërat e vendeve në konflikt të përfshihen dhe të angazhohen. Është një potencial shumë i madh që nëpërmjet angazhimit të këtyre figurave femërore mundet që të kemi një minimizim të luftëtarëve që shkojnë dhe ka strategji konkrete”- u shpreh zv/ministrja Gjebrea.
Bëhet fjalë për Rezolutën 13/25, e cila flet për të drejtat e grave.
KOHA JONË SONDAZH

