Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh, nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Esperanca pas 32 vitesh kërkoi në “Ka një mesazh për ty”, vajzën e saj biologjike, Marsidën. Në vitet 90, rrethanat ishin të vështira dhe nuk mundi dot të qëndronte krah saj dhe e la në jetimore.

Një ditë asaj i thonë se Marsida kishte vdekur dhe në kulmin e dëshpërimit, vendosi të vriste veten. Ajo shpresonte se Marsida do të ishte në një familje të mirë, të qetë, ndërsa Esperanca u martua dhe lindi një djalë.

Rubrika nga programi “E diela shqiptare” në Tv Klan, e ka gjetur Marsidën, e cila ka pranuar të vijë dhe ta njohë nënën e saj. Marsida është nënë e një vajze dhe pret një fëmijë tjetër, e kështu Esperanca do të bëhet sërish gjyshe. Nënë e bijë përqafohen për herë të parë pas 32 vitesh, por nga emocionet e forta, Esperancës i bie të fikët në krahët e vajzës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?