Gjeka: Situata në Itali e qetë por virusi nuk është zhdukur, shqiptarët nuk sensibilizohen

Italia vendosi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 15 tetor për shkak të pandemisë Covid-19.

Në një lidhje përmes Skype për ”Ora News”, mjeku shqiptar Arben Gjeka tha se në Itali gjendja është qetësuar por virusi nuk është zhdukur.

Ai tha se në Torino, në qytetin ku ushtron profesionin, gjendja e emergjencës vazhdon.

Arben Gjeka: ”Situata në Itali duket se është qetësuar por virusi nuk është zhdukur. Gjendja emergjente vazhdon në Torino. Fakti që sëmundja është më agresive dhe po infekton pacientë pa probleme shëndetësore, nuk do të thotë që virusi ka mbaruar. Emergjenca vazhdon, është e drejtë që parlamenti italian e zgjati periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme. Zakonisht zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme bëhet rreth 3 muaj, për të pasur mundësi për të parë ecurinë e sëmundjes.”

Sipas tij, situata në Itali tashmë është më e menaxhueshme pasi rastet e reja me koronavirus janë më të thjeshta dhe pjesa më e madhe kurohen në shtëpi.

Por, Gjeka theksoi faktin se popullsia shqiptare në Itali nuk sensibilizohet për marrjen e masave.

Arben Çeka: ”Situata në Itali është në një qetësi relative.Vazhdojnë rritjet e rasteve me koronavirus, por janë raste të thjeshta, të menaxhueshme, që nuk kërkojnë shtrim në terapi intensive që kurohen në pjesën më të madhe të rasteve në shtëpi. Fakti që kaluam një periudhë nga më të vështirat në Evropë në muajt mars dhe prill me numër të lartë vdekjesh dhe infektimesh, në një farë mënyre sensibilizoi situatën. Ne kemi krijuar në Facebook, një grup mjekësh në luftën kundër koronavirusit, rreth 5,300 anëtarë. Shkëmbejmë mendimet tona në fushën e tij. Jemi munduar me një komunikatë prej disa kohësh që të sensibilizojmë edhe popullsinë shqiptare, por zëri ynë nuk dëgjohet.”

Gjeka tha gjithashtu, se maska është e detyrueshme të pëdodret në ambiente të mbyllura, por dhe në ambiente të hapura nëse nuk respektohet distancimi social.

Arben Gjeka: Për maskat është folur dhe stërfolur në mënyrë të ekzagjeruara. Ne kur punojmë në spital kemi distancë 2-3 metra nga njëri-tjetri dhe përsëri përdorim maska kirurgjikale. Nëse të gjithë përdorim maska kirurgjikale, ose nga ato që bëhen në shtëpi, bllokojmë përhapjen e virusit. Përdorimi i tyre duhet të jetë më së shumti në  ambiente të mbyllura, por në ambiente të hapura nuk është e rekomandueshme, megjithatë nëse nuk ruhet distanca, atëherë duhet të mbahet.”

SHKARKO APP