Gjekmarkaj: Basha nuk kishte zgjidhje tjetër, u bë presion nga SHBA
Deputeti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në “Opinion”, tha se vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi i PD, erdhi si pasojë e një presioni të madh nga SHBA.
“Lulzim Basha ishte i detyruar. Basha nuk mund të shndërrohej në një Haxhi Qamil që të thoshte kam Shijakun e Kavajën me vete kundër Amerikës. Procedura që ka zgjedhur Basha nuk më bind, nuk është parimore, por ka marrë përgjegjësi.
Lulzim Basha nuk kishte zgjedhje tjetër, ishte në rrezik Partia Demokratike. Unë personalisht e kam konsideruar të padrejtë vendimin e Blinken për Berishën, por Basha nuk kishte zgjedhje tjetër. Presioni vinte nga SHBA-ja nga Reeker. Strukturat janë në trishtim të thellë”.