Gjekmarkaj: Dashakeqe të mendosh se opozita është proruse
Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se është dashakeqe që opozita të etiketohet me terma proruse apo prokineze. Ai shton se dy partitë më të mëdha të vendit nuk janë antiamerikane.
“Duke bërë propagandë për Ramën mos mendoni qe po mbroni Amerikën, se ajo nuk ka nevojë për ju. Ndërsa jo çdo betejë kundër Edi Ramës për skandale e korrupsion është betejë kundër Amerikës, thjesht është kundër amës! Është e stisur dhe shërbestare të asociosh opozitën me Rusinë dhe Kinën! Nuk mendoj që dy partitë e mëdha shqiptare janë antiamerikane, përkundrazi janë proamerikane!
Mjafton të lexoni kujtimet e De Mikelis-it për vitin ‘92! Ai shkruan se Sali Berisha e zhvendosi Shqipërinë drejt Amerikës dhe e largoi nga ndikimi historik italian!”, tha Gjekmarkaj në “Real Story” në News 24.