Gjekmarkaj: Jam kundër rikthimit të Berishës, e ka mbyllur ciklin
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj del kundër rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së. I ftuar në ”Opinion”, ai u shpreh se ish-kryeministri e ka mbyllur ciklin e tij dhe nuk mund të ketë një rikthim pasi SHBA e ka edhe ”Non-Grata”.
”E ka mbyllur me sukseset dhe dëshimet spektakolare. Ai është njeriu me shqisat më të forta në politikë, e di që kryetari i PD-së nuk mund të jetë ”non-grata”, dhe kështu nuk e bën fituese PD-në”.
Gjekmarkaj deklaron se nuk ka një proces gare brenda selisë blu, duke theksuar se Sali Berisha me 3-4 mijë veta në Kuvend nuk mund të realtivizojë Lulzim Bashën, që ka marrë 40 mijë vota në garën e qershorit. Po ashtu ai nënvizoi se Berisha nuk mund ti sjellë diçka të re politikës dhe për të nuk mund të jetë më e ardhmja e PD-së.