Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjekmarkaj: Kronikë e duelit Bardhi-Basha dhe të tjera thagma

Aktualitet E enjte, 5 Tetor 2023 16:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Furia me të cilën seanca filloi nuk pritej nga askush. Lideri i vogël historik Luli i dha zjarr betejës për vulën. Tao me Ermon e shihnin me admirim. Tao i tha Hasanit “tani po , lufta filloi”, “Ku mo në veri të Kosoves” habitshem pyeti ai “jo jo” u gjegj “beteja e Lulit për integritet” teksa ballin ferkoi gjithë lezet.

Lideri i vogël me solemnitet kërkoi fjalën që ju ofrua pa hezitim. Ngadalë por me vendosmëri eci drejt foltores. Frymë mori thellë. Si gjyle lëshoi llafin e parë, pastaj të dytin të tretin e me radhë. Disa u futen nën banka të shpëtonin kokën. Të vërtetat mbushen qiellin si tullumbace. Me jepni grupin ose u shfarosa të gjithëve kërcënonte. Kosta lajmëroi gardistet që të vinin e të nxirrnin gjallë Linditën, duke thënë “le të jem unë dëshmori i parë i këtij gazepi, Babo do ma njohë sakrificën”. Niko nxori helmetën dhe e vuri në kokë. Margeriti i tha bëj gajret se po vjen ushtria. Mbi kokën e Çyrbes si mushkonja në dhomë vërtitej një dilemë a mërzi të ndërhynte ajo. Arsyeja fitoi mbi pasionin. Çuçi vetë e përgëzoi për këtë maturi duke shtur të morëm si të alltisë e na dole i pendës. Bukur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tek ai fliste Dash Sula skërmiste dhembet dhe shfrynte pse e refuzuam propozimin e tij fshatçe për kopanisje? Po druri ka dalë nga xhehneti , është derman rënkonte i tradhtuar në solidaritet. Doktori i pasigurtë në tërbimin e Dashit kishte lënë të vigjilonin Ludovikun, Cane Dogjanin, dhe Isuf Çelen që ti mbanin dorën. Kur i vogli lider tha “aleanca e kullave dhe non gratave” Gaz Bardhi brofi, tym i dilte nga veshi e zjarr nga goja, si Vojo Kushi hypi mbi bankë në padurim për të kthyer xhevap, “shihe more zullapin” më drejtohej mua që nuk pipetija, “u bo ky po sa di unë për këtë shih ça do i boj”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gojëprishuri s’la gjë pa thënë siç e kishte paralajmëruar “ke dy kate tek një kullë, i ke të filani, i ke marrë në këtë datë ” , hapu dhe, hapu dhe. Te zeherosur shkuam në kafe. Aty ja behu Salianji si xhindi nga përrallat dhe u ulem. Kamerieri na tha që Ulsiu ka 50 vjetorin dhe ka lënë amanet të na qerasë me tiramisu. Bela ishte krehur me nge për këtë gëzim. Sa u bëra gati ti thoja sille, ky i uruari ja pret “ këto ëmbëlsirat e qeverisë jepja Lulit qerratait se ai i ka me qejf” me la batall, goja shkrumb. Nejse edhe 100 Ulsiut.

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 1 minute
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 2 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 38 minutash

Manastrirliu me Margeritin ishin në siklet kur dy tasa mbërrinë aty për festen e kolegut. Si t’ja bëjmë, si t’ja bëjmë se jemi me dietë , ka kolesterol shumë, po kjo është çështje e madhe uniteti? Po ja ndihmojmë ,njëra -tjetrën tha Ogerta, kur të bësh pesë lugë të them unë dhe shtyje me një gllënkë uje, pastaj hop la la hop la la me thua ti mua. Ashtu bëjmë tha Elva dhe arriten ti shkojnë në fund. Një ehh kënaqësie lëshuan kur u pa fundi. Jorida dukej sot si motra e Gjergj Elez Alisë e cila përjetonte me ankth betejën e vlla Gazit me bajloz Lulin.

Kryezevendes Lideri perseri me pa ngrohtë i paaftë për të prodhuar meri. Albana ënde jo dhe lëngata më zë xhanë. Luan Baçi sillet lart e poshtë i vënë në lëvizje nga një shqetësim kozmik. Kur foli Doktori ,Tezja mori vrapin për te ikur. Medet rrugës u rrezua. Na erdhi keq sa nuk thuhet se njerëz jemi. Pastaj qeshem nga një batutë. Tezja e tejkaloi dhimbjen më pa vëngër dhe me tha “nuk ke turp që qesh”. Uaa zë be që u mërzita. Ndjese Tezes për kukurimen që nuk e kisha për të.

Xhelal Mziu dëgjon një kolege të mazhorances dhe tund kokën dhe herë pas here lëshon kumtin “gjepura gjepura” po kur foli vetë ja tereziti si levend. Toni duket i gezuar. Arsyet nuk dihen po merren me mend. Babo të ënjten tjeter do jetë mes nesh. Në sallë filluan zbukurimet. Ministri i ri i financave i hoqi një të fshirë karriges së madhe paradhënie me shaminë e duarve. Genc Gjonçaj Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit më la pa tekst sot. Dukej i mejtuar, i përhumbur dhe ëndërrues. Nuk mund durova dhe shfaqa interes.

Një ditë rrëfeu në Rinas u shkëmbeva me Babon per plot 30 sekonda. Të foli ? jo jo por me transmetoi atmosfere. Po tani ? Do shkruaj kujtime tha. Ato 30 sekonda janë e shkuara e tashmja dhe e ardhmja gjithë jeta për të mbërritur deri aty dhe gjithë pjesa tjetër për ta kujtuar atë. Besoj me dy libra e kryej. Hajt puna e mbarë e urova. Dëshira për të tejkaluar Kosten në sakrifica po ndihet kudo brenda PS-së. Mimi di Puccini kishte marrë rrugët e Botes, Etilda ato të heshtjes, Etjeni të reflektimit për mungesën e Majkos që asgjë se mbush. Bujar Leskaj po përgëzon Ina Zhupen për gjërat që do të thotë në të ardhmen. Lajmi se Elisa do mbuloje çështjet e nurit dhe marifetit në Kongres e ka shtuar shumë interesimin pranë Kronikes për burimin e informacionit. Jetën e japim po lajmësin se shesim.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 1 minute

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 2 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 3 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 14 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.