Gjekmarkaj: Mbledhjet duhet të jenë të hapura për publikun, PD të dal me emra të fortë dhe cilësorë
Fituesi i mandatit të deputetit në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, thotë se mbledhjet e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së Partisë Demokratike, duhet që të bëhen me dyer të hapura. Po ashtu ai tha se duhet të ketë një reflektim të gjerë që nga kupola e PD e deri tek anëtari më i thjeshtë.
“Jam shumë dakord që mbledhje të tilla të bëhen të hapura, edhe ditën, me kamera e me media. Ju them ato që kam thënë në mbledhjen e parë që bëri PD me kandidatët e deputetët fitues unë i thash sot, dhe këtë premtim u kam bërë qytetarëve lezhianë për këtë koherencë, ato që do i them atje, do i them edhe jashtë. Nuk kam asnjë lloj ndryshim qëndrimi, s’kam as frikë të flas, ato që i besoj do i them. jam shumë dakord që mbledhje të tilla të bëhen të hapura, sidomos në këtë rast, sepse është një gjë jetike për shoqërinë shqiptare, s’është një cështje e brendshme. PD s’ka asgjë për të fshehur në këtë pikë”, u shpreh Gjekmarkaj.
Nga ana tjetër, Gjekmarkaj foli edhe për transparencën që duhet të shoqërojë Partinë Demokratike në këtë proces.
“PD ka një detyrë themelore sot, që të bëjë gjithçka duhet të bëjë një parti politike në një sistem demokratik për të mbrojtur demokracinë zgjedhjet e lira dhe të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe ndershëm në një vend. Kjo është beteja principale, po krahas kësaj edhe nëse do të lejonte të vinte në pushtet PD pas një cikli politik duhet të reflektojë për veten për më tepër tani, është e domosdoshme dhe mendoj se do të ketë një reflektim”,-tha Gjekmarkaj ndërsa u ndal edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë, mbledhje e cila pritet të zhvillohet ditën e dielë.
KOHA JONË SONDAZH

