Gjekmarkaj në Rrëshen: Pensionistët, shtresa më e nëpërkëmbur nga qeveria

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh dhe drejtues i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar takime me pensionistët në qytetin e Rrëshenit për tu njohur me problematikat e tyre.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se pensionistët, janë sot shtresa shoqërore më e nëpërkëmbur nga qeveria dhe ‘bonuset elektorale’, janë fyerje për dinjitetin e tyre.

Së bashku me Kryetarin e PD së Mirditës z Aleksandër Lala dhe Kryetarin e Bashkisë Mirditë, z Albert Mëlyshi u takuam sot me pensionistë të qytetit të Rrëshenit!

Swiss Digital Desktop Reklama

Pensionistët janë sot shtresa shoqërore më e nëpërkëmbur nga Qeveria në ikje! Dëgjuam sot në Rrëshen histori njerëzore trishtuese, dëshmi të gjalla të braktisjes nga shtet pushteti!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndonëse kanë kontribuar gjithë jetën përmes sakrificash të panumërta në 12 vjet qeveria e Edi Ramës i ka gënjyer dhe lënë në mjerim! Shtesat nder vite nuk meritojnë të quhen as lëmosha! Pseudobonuset elektorale fyerje për dinjitetin! Paratë e tyre kanë shkuar për inceneratoret, sterilizimet e të tjera zhvatje publike!

Ata do të mbështesin ndryshimin dhe rrotacionin! Pensionistet shohin me shpresë programin e PD! Varfëri mund të këtë po kurrë më mjerim! Nuk do të ketë më pension nën 200 euro dhe rritje progresive për çdo kategori, kartë konsumatori për ushqimet e barabartë me tre pensione ! Premtime qe do të bëhen realitet qe në muajt e parë të qeverisjes së PD!

Pensionistet kësaj herë do të votojnë edhe për fëmijeët e rinineë të cilët të mbeten, të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri qe Atdheu mos të shkretohet ! Ata si patriotë te vertete e ndiejnë këtë përgjegjesi dyfishe! Me 11 Maj votë kundër mjerimit, abuzimit e korrupsionit! Në Lezhë kanë filluar presionet!”, shkruan Gjekmarkaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?