Gjekmarkaj prezanton kandidatin Lala: Mbarë Mirdita do të ketë vëmendjen tonë

Drejtuesi politik i PD-së i qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka prezantuar kandidatin e PD në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit, Aleksandër Lala. Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj tha se Kthella, Perlati dhe mbarë Mirdita do të ketë vëmendjen e PD. Për të Mirdita një vend që dikur gumëzhinte nga jeta, po zbrazet frikshëm si shumë zona të tjera.

Postimi i plotë

Kthella, Perlati, mbarë Mirdita do të ketë vëmendjen tonë! Ato kerkojnë Fitoren e PD. Të dashur vëllezër e motra, sot jam këtu, mes jush, për të prezantuar kandidatin për deputet Aleksandër Lala, jemi këtu për Fitoren! Prania juaj e shumtë është oguri më i mirë. Mirdita, një vend që dikur gumëzhinte nga jeta, po zbrazet frikshëm si shumë zona të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ikin të rinjtë, po mbyllen shtëpitë, po shuhet një histori krenare sepse shteti ka harruar Kthellën dhe Mirditën! Por ne nuk do ta pranojmë këtë harresë! Ne kemi të drejtë të jetojmë me dinjitet, të kemi rrugë të mira qe ju tanimë së keni, por ne do e ndertojmë, shkolla për fëmijët tanë dhe spitale që na shërbejnë. Kjo është toka jonë, jemi rritur këtu dhe duhet të luftojmë që ta mbajmë gjallë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk kam ardhur t’ju premtoj mrekulli, por ju jap një fjalë: Zëri juaj nuk do të heshtë më! Bashkë do të ngrihemi, bashkë do ta ndryshojmë këtë realitet, programi i PD, e garanton këtë! Pensione, rroga e infrastrukturë ! PD e mban fjalën, Sali Berisha e mban fjalën. Ne dimë si nëpër histori të ringrihemi, si ju ne shekuj e keni berë për të mundur të keqen, në emër të kodeve e virtyteve tona! Kthella nuk do të mbetet më në errësirë! Mirdita do të ringrihet! Zoti ju bekoftë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?