Gjekmarkaj zbulon takimin me ambasadoren Yuri Kim

Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh edhe deputet i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka pritur sot në një takim në kryesi, ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Me anë të një postimi, Gjekmarkaj njofton se kanë diskutuar me kryediplomaten për betejat opozitare dhe sfidat demokratike të vendit.

Një takim miqësor e shumë domethënës sot me Ambasadoren e SHBA, Zonjën Juri Kim në fillim të stinës se re parlamentare. Shkëmbyem mendime për sfidat demokratike dhe betejat opozitare si dhe rëndësinë jetike të konsolidimit të marrëdhënieve me aleatin tonë strategjik ku gjithëkush në politiken shqiptare duhet të ndiejë përgjegjësinë e vet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Legjitimiteti i institucioneve është kusht i panegociueshëm për konsolidimin e sistemit demokratik dhe progresin e reformave”, shprehet ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?