Gjenden armë dhe drogë të groposura në një mal pranë Tiranës
Në një operacion të Policisë së Tranës, i cili është në zhvillim e sipër, janë gjetur armë e drogë të groposura në një mal pranë kryeqytetit.
Kjo sasi e madhe armësh dhe municionesh ishin fshehur në malin e fshatit Kllojkë.
Lajmi është konfirmuar nga burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, ku efektivët e Komisariatit numër 1, kanë sekuestruar mbi 30 kg kanabis sativa e tharë dhe e presuar.
Operacioni po vijon ende për kapjen e personave të dyshuar.
KOHA JONË SONDAZH

