Gjenden dy minorenet e “zhdukura” në Korçë: U larguam vetë

Dy minorenet e rrëmbyera para katër ditësh në Korçë janë gjetur mbrëmjen e djeshme. Familjarët raportuan në polici se ato ishin rrëmbyer nga disa persona me Golf 3. Por nuk ka qenë policia por të afërmit e familjarëve që i kanë gjetur dy minorenet. E.D 14 vjeç dhe K.Z 15 vjeç janë pyetur në prani të psikologut dhe të prindërve të tyre. Ato kanë deklaruar se janë larguar me dëshirën e tyre. Minorenet u gjetën në një ndërtesë të braktisur jashtë qytetit të Korçës. Ende nuk dihet motivi i largimit të tyre.
Ato kanë deklaruar se nuk janë keqtrajtuar apo abuzuar nga ndonjë njeri.

SHKARKO APP