Gjenden gjurmë 8500 vjeçare në Lin, arkeologët: Vendbanimi Palafit është më i vjetri në Europë

pas 4 viteve gërmime, arkeologë shqiptarë dhe atyre të universitetit të Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë mbi 8500 vjeçar, ose 6 mijë vjet para Krishtit.

“Kemi që në 2021 që gërmojme dhe ndjekim gjurmët qe na çojnë deri në 5800 vite para Krishtit. Po gërmojme për drunjtë e ujit më të vjetër në Europë. Në Zvicër kemi gjetur 6000 vite të vjetër ndërsa këtu kemi gjetur deri në 8000 vite të vjetër. Banorët këtu kanë qenë fermerë. Nga gjetjet, mund të themi që është palafiti më i vjetër në Europë”,-tha Albert Hafner arkeolog.

Ai thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8-9 mijë vjet më parë, të cilët më pas janë përhapur në Itali dhe gjithë Europën. Ky vendbanim është 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër thotë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për arkeologun shqiptar Adrian Anastasi, gjetjet mund të vendosen në Pogradec apo edhe me forma dixhitale në funksion të turizmit arkeologjik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka shumë mënyra, janë mënyra dixhitale, janë mënyra botuese, janë lloj lloj formash, telekamerat në ujë të cilat krijojë idenë dhe kanë më shumë sukses si një muze virtual, muze modern që ekspozohet ajo çfarë është nën ujë por njëkohësisht edhe mbrohet”,-tha Anastasi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?