Gjenden në Vlorë në Vlorë dy motrat nga Durrësi. “Nuk na ka përdorur njeri”-thanë për policinë

 

Me ne policia e Durrësit ka gjetur në Vlorë motrat Kajtazi të cilat rezultonin të zhdukura që prej 16 korrikut. Dy motrat  Orialda Kajtazi 18 vjeçe dhe K.Kajtazi 14 vjeçe nga Durrësi të cilat u larguan nga shtëpia e tyre pasi i vunë zjarrin shtëpisë, u gjetën në një apartament në lagjen Kushtrimi afër sheshit të “Flamurit”. Policia thotë se dy motrat janë largur nga banesa më datë 16.07.2015 me dëshirën e tyre dhe nuk janë shfrytëzuar nga askush.

Gjatë gjithë kësaj periudhe Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës kanë hetuar të gjitha pistat e mundshme mbi vendndodhjen e tyre,duke e finalizuar me sukses gjetjen e dy motrave në një banesë në qytetin e Vlorës.Misteri se përse u zhdukën dy motrat do të zbulohet pasi policia t’i marrë në pyetje. Ndërkohë disa ditë më parë në dhomën e dy vajzave u gjet edhe një letër kërcënuese për familjen që pas ekspertimi të policisë rezultoi që shkrimi ishte i vajzës së vogël.

Rrëfimi i motrave Kajtazi, hakmarrje ndaj prinderve nuk na trajtonin mirë.Motrat Kajtazi kanë rrëfyer historinë se si janë larguar nga shtëpia. Ato kanë deklaruar para policisë se janë larguar nga banesa e tyre në orët e vona të 16 korrikut duke marrë me vete 100 000 mijë lekë dhe 100 euro dhe kanë fjetur në një hotel në Durrës.

Ato kanë deklaruar se arsyeja e largimit nga banesa është për motive hakmarrje ndaj prindërve,pasi nga deklarimet që vajzat kanë bërë në polici rezulton se ato nuk i trajtonin  mirë.

Më datë 17.07.2015 janë larguar me autobuz në drejtim të qytetit të Vlorës.

Pasi kanë mbërritur atje nga një agjensi imobiliare kanë marrë një banesë me qira ku edhe kanë qëndruar gjatë gjithë kësaj periudhe.

Sipas policisë vajzat dilnin pak nga banesa ku qëndronin dhe frekuentonin ambjente që kishte shumë njerëz më qëllim që të mos mos pikaseshin. Ndyshimet fizike të vajzave nga fotografitë e bëra publike kanë bërë që puna e policisë të vështirësohej pasi indentifikimi i tyre ishte i vështirë.Po ashtu policia thekson se motrat nuk kanë punuar në asnjë lokal nate apo disko dhe nuk janë shfrytëzuar nga askush.

Si ka nisur ngjarja

Ngjarja nis me helmimin e tre pjesëtarëve më të mëdhenj të familjes – babait, Hiqmet Kajtazi, 49 vjeç, mamasë Anila 39 vjeç, dhe Alketës motrës 20 vjeç- vijon me djegien e banesës, dhe zhdukjen e vajzave së bashku me shumën prej  500 mijë lekëve, 4 telefonave e pasaportave.

Hiqmet Kajtazi, bashkëshortja Anila dhe vajza e tyre e madhe helmohen nga ushqimi që kishin konsumuar në drekë. I njëjti ushqim u konsumua dhe nga dy vajzat e vogla, Orinda dhe motra e saj k. por këto të dyja nuk kanë patur shqetësime. Ngjarja shënohet në lagjen nr.15 Durrës dhe policia deklaron se po atë ditë të tre transportohen në Spitalin Rajonal Tiranë dhe se ishin jashtë rrëzikut për jetën”.

Një ditë më pas, digjet shtëpia 16 korrik 2015, policia mëson se është djegur shtëpia e shtetasit Hiqmet Kajtazi, në lagjen nr 15, Durrës.  Si për koinçidencë ngjarja raportohet të ketë ndodhur pikërisht në 14: 30 por të nesërmen e ditës së helmimit. Kur Hiqmeti sëbashku me bashkëshorten dhe vajzën e madhe ishin në spital për mjekim . Zjarri djeg vetëm orenditë shtëpiake pasi në banesë nuk kishte pasur njerëz në momentin e rënies së flakëve.

Po atë ditë, 16 korrik 2015, 49 vjeçari së bashku me bashkëshorten e vajzën e tyre  të madhe gjejnë shtëpinë e djegur ndërsa dy vajzat  e vogla ishin larguar.

Babai denoncon në polici  dhe rrëfen çka di: “Pasi kanë ngrënë drekë ,më datë 15.07.2015 ai së bashku me bashkëshorten e tij,Anila dhe vajzën Alketa,nuk janë ndier mirë,ndërsa dy vajzat e tjera,Orialda 18 vjeçe dhe vajza e vogël me iniciale K.K.14 vjeçe nuk kanë patur shqetësime. Menjëherë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Durrës dhe më pas në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Kur janë kthyer nga spitali kanë evidentuar që i është djegur banesa dhe dhe dy vajzat e vogla janë larguar nga banesa.

 

Ja intervista e babait te dy vajzave, Hiqmet Kajtazi

Babai i vajzave: I kënaqur që s’i ka shfrytëzuar kush, i ka kapur ndonjë nerv së prapthi 

INTERVISTA – Babai i dy vajzave, Hiqmet Kajtazi, në një intervistë për mediat menjëherë pasi ka marrë vesh lajmin, është shprehur i gëzuar për gjetjen e tyre dhe më shumë akoma, për faktin që nuk janë shfrytëzur nga askush, por e kanë bërë vetë. Sipas tij, Orialda 18-vjeçare mund të ketë kaluar ndonjë depresion pas prishjes së fejesës ose e ka kapur “ndonjë nerv së prapthi”.

Z.Kajtazi, kush ju njoftoi për vajzat që u gjetën?

Kam vajtur si çdo mëngjes tek Sektori i Krimeve dhe Armir Kalemi më tha që janë gjendur në Vlorë. I kemi sjellë në Durrës, i kemi në pyetje dhe do të vini t’i takoni. I falënderova për punën e mirë që kanë bërë dhe Armir Kalemin e përshendës që ishte një nga njerëzit më aktivë që është preokupuar për gjendjen e fëmijëve. Unë ndoshta e kam rënduar më shumë se duhet, padashje ndoshta edhe e kam rënduar, por unë u largova me qetësi sot. s’doja ta rëndoja më. Kisha frikë se mos vajzat kishin përfunduar me ndonjë grup trafiku, me ndonjë rrjet terrorist, se mënyra si kishin vepruar me djegien e shtëpisë…

Jam më shumë i kënqur nga që në këtë histori nuk ka pasur ndonjë person të tretë. Do t’i paguajnë vetë ato që kanë bërë kurse do të ishte më keq dhe më rëndë nëse do të ma kishte bërë ndokush tjetër. Unë s’kisha çfarë humbisja më po ta kishte bërë ndonjë i tretë, do bëja vetëgjyqësi.

Çfarë mendoni t’u thoni kur t’i takoni?

Kur t’i takoj për herë të parë do t’i them se për çfarë ishte tërë kjo tragjedi, pse e bënë. E ç’tu them më shumë.

A mendoni se ka ndodkuar në këtë inat ndaj jush, prishja e fejesës së Orialdës?

Jo, nuk ka qënë ajo arsyeja. Ajo nuk ka lidhje. I kam thënë unë vajzës që ky djalë nuk është për ty. Një çift që nuk ka të përbashkët nuk ka të ardhme. Ajo më kishte thënë mua t’i le atij dhe pak kohë se mbase ndryshon… Për mua kjo është si një kundër-hakmarrje, një gjë pa kuptim, nuk besoj… Besoj se atë e e ka marrë, si i thonë, një nerv së prapthi.

Si është Orialda si natyrë?

Ka qënë një fëmijë shumë i qetë, një fëmijë që mund ta kishte zili çdo familje shqiptare, shumë e kulturuar. Nuk mund ta parashikosh. Ndoshta zhgënjimi i fejesës…se është njohur me lajmës…ndoshta pati ndonjë depresion, sepse nuk ka qënë fëmijë arrogant, nuk ka pasur probleme kurrë në jetë.

I keni falur vajzat, do t’i ndihmoni, sepse ato akuzohen tani nga policia dhe i pret një betejë ligjore…

Nuk e kam menduar, kur të shkoj t’i takoj. Nuk mund të flas para kohe…(syri.net)

SHKARKO APP