Gjendet 22-vjeçarja që ngriti në këmbë gjithë Fierin: Isha te kunata
Ditën e djeshme familjarët e Sidorela Ramaj, nënë e dy fëmijëve, në Fier ngritën në këmbë policinë për zhdukjen e vajzës së tyre.
Por burime për BalkanWeb kanë bërë me dije se 22-vjeçarja është rikthyer në shtëpi dhe ka njoftuar se ishte te kunata në Tiranë.
Sidorela kishte dalë nga shtëpia dhe kishte lajmëruar gjyshen se po shkonte të blinte bukë në dyqanin e fshatit, por nuk u kthye më.
Familjarët kanë deklaruar në polici se nuk kishte asnjë sjellje të dyshimtë tek ajo dhe janë jashtëzakonisht në merak.
KOHA JONË SONDAZH

