Gjendet anija siriane që u arratis nga Durrësi, ja ku bllokohet

Tre ditë ka zgjatur arratisja e anijes siriane “Seascaner”, e cila u largua në orët e para mëngjesit të së shtunës pa njoftim dhe pa leje nga Porti i Durrësit. Aktualisht anija ndodhet në radën e jashtme të portit të Rijekës në Kroaci, ndërsa pas kërkesës së palës shqiptare është bllokuar. Kapiteneria e Durrësit kontaktoi me homologët në Rijeka duke gjetur mbështetjen për sqarimin e ngjarjes.

Kërkesa e Kapitenerisë së Durrësit ishte që anija të bllokohej, pasi është larguar nga porti shqiptar pa plotësuar dokumentacionin. Ndërsa pas bllokimit, kroatët do të nisin kontrollin për dokumentacionin dhe fillimin e hetimeve, pasi anija ka kryer shkelje të kodit detar ndërkombëtar, pasi nuk është zbatuar dokumentacioni i portit të fundit nga ky ka dalë.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, pas shkarkimit të sasisë 5500 ton, drejtuesit e anijes kanë hyrë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk ka pranuar të marrë pjesën e mbetur prej 500 ton kripë, pasi ka rezultuar se ajo ka qenë përzier me qymyr. Palët nuk kanë rënë dakord për sasinë e mbetur të kripës 500 ton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky largim pa njoftuar ngre një sërë dyshimesh se çfarë ka patur tjetër në bord, përveç ngarkesës së deklaruar. Në të shkuarën trafikanët e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të përdorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?