Gjendet e mbytur vajza në Elbasan, pas grindjes me të atin

Një vajzë 15 vjeçare e cila prej tre ditësh kërkohej nga policia e Elbasanit, është gjetur e vdekur në ujërat e një rezervuari. Xh.Z., 15 vjeçe, banuese në fshatin Balldren pranë qytetit Elbasan, u gjet e pajetë në rezervuarin, pranë vendbanimit të saj.

Nga ekspertiza e kryer, mësohet se adoleshentja ishte mbytur në rezervuar. Të dhënat tregojnë se kemi të bëjmë me mbytje të qëllimshme të vajzës së mitur e cila kishte vendosur t’i jepte fund jetës, për arsye që mbeten të paqarta. Adoleshentja u zhduk më 26 gusht.

Ditën e zhdukjes ishte grindur me të atin. Sherri ka ardhur mes atë e bijë për arsye ende të paqarta. Babai e ka qortuar vajzën e vet dhe debati është nxehur duke precipituar deri në largim nga shtëpia të të miturës. Familjarët kërkuan ndihmën e policisë dhe pas kërkimeve të bëra, njoftuan sot se ajo është gjetur mbytur.

SHKARKO APP