FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë, ministri Balla: Asnjë justifikim ndaj dh*nës

Pas shumë kërkimesh, tragjikisht është gjetur trupi i vajzës së dytë të mbytur në lumin Buna, ndërsa vijojnë kërkime për gjetjen e trupit të nënës Alma Arrazi dhe të fëmijës tjetër. Nëna me 3 fëmijët u mbyt në Lumin Bunë në Shkodër, dy ditë më parë u gjet e mbytur 9-vjeçarja.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar sërish për ngjarjen, ku shprehet se dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por na intereson të gjithëve. Ai shprehet se asnjë lloj dhune nuk është e tolerueshme, teksa shprehet se peshkatarët po vijojnë kërkimet për trupin e nënës dhe dy fëmijëve.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Njësia e specializuar e RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna, ku dyshohet të jetë vetëmbytur një nënë dhe fëmijët e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç kemi bërë edhe dje me dije. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.

Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private.

Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?