Gjendet foshnja në kazanin e mbeturinave në Yzberisht

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar, mëngjesin e sotëm, në Yzberisht të Tiranës. Një foshnje e porsalindur është gjetur e gjallë, në afërsi të një kazani mbeturinash në Yzberisht të Tiranës. Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën “3 Dëshmorët”.

Banorët e zonës kanë lajmëruar menjëherë policinë, të cilët e kanë transportuar foshnjën me ambulancë për në maternitetin “Koço Glozheni”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar personin që ka braktisur foshnjën. R.Sh

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?