Gjendet i mbytur 45 vjeçari në Liqenin e Farkës, policia jep detaje
Aktualitet E Martë, 4 Korrik 2023 09:09
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.07.2023, në Liqenin e Farkës, është gjetur dyshohet i vetëmbytur shtetasi M. D., 45 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

