Gjendet i një trup i dekompozuar në Tiranë

Trupi i dekompozuar i një njeriu është gjetur sot në kryeqytet.

Policia njofton se në rrugën e “Kavajës”, në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike është gjetur trupi i dekompozuar i një 39 vjeçari me inicialet R.Z.

Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune dhe për momentin mendohet se ka vdekur nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP