Gjendet i pajetë 37-vjeçari, zbardhen dyshimet e para dhe shkaku i rëndë

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme nga Policia e Pogradecit, ku bëhet me dije se është gjetur pa shenja jete një person i seksit mashkull.

Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se një shtetas i moshës 37 vjeç është gjendur pa shenja jete në lagjen nr 3, pranë vendit të quajtur Oktapodi.

Të njëjtat burime konfirmojnë se ai ka pësuar infarkt dhe ka qënë përdorues i lëndëve narkotike.

 

SHKARKO APP