Gjendet i pajetë gjykatësi që ekzekutoi dy poetë

Gjendet i pajetë në banesën e tij ish-gjyqtari, Subi Sulçe. Mësohet se ish-gjyqtari 83-vjeçar Subi Sulçe jetonte i vetëm dhe është gjetur i vdekur në banesën e tij në Korçë, mëngjesin e së mërkurës. Nga këqyrja e kufomës, policia konfirmoi se vdekja e Sulçes ka ardhur për shkaqe natyrale.

Më 13 korrik 1977, Subi Sulçe kryesoi seancën gjyqësore të mbajtur në kinemanë e qytetit të Librazhdit, ku u dënuan me pushkatim poetët Genci Leka dhe Vilson Blloshmi, një nga ekzekutimet më të diskutuara të komunizmit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?