Gjendet i pajetë në banesë 55-vjeçari, dyshohet për shkaqe natyrale
Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Memaliaj mbrëmjen e sotme ndërkohë që raportohet se i njëjti person një ditë më parë kishte humbur ndjenjat në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, dhe bëhet fjalë për 55-vjeçarin me emrin Leonidha Duka i cili ditën e djeshme u shtrua ne gjendje të përkeqësuar në Qendrën Shëndetësore ne Memaliaj pasi ra pa ndjenja.
Kanë qenë komshinjtë ata që kanë gjetur trupin e pajetë të Dukës teksa kanë thirrur edhe autoritetet, ndërsa paraprakisht Faxëeb.al mëson se ai jetonte i vetëm ne banesë dhe vuante nga depresioni dhe tensioni, ndërsa paraprakisht, vdekja e tij dyshohet për shkaqe natyrale.