Gjendet i pajetë në banesë një 35-vjeçar
Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e një të afërmi në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës. Sipas policisë nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Dyshohet se shtetasi E. S. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Rreth orës 11:40, në fshatin Mashkullorë në banesën e një të afërmi, është gjetur i pajetë shtetasi E. S., rreth 35 vjeç, banues në Memaliaj.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Dyshohet se shtetasi E. S. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, njofton policia.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.