Gjendet i pajetë një 40-vjeçar në një ndërtesë të braktisur në Shijak

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në qytetin e Shijakut.

Sipas policisë viktima i identifikuar me inicialet K.H, është gjetur në një banesë të braktisur.

Nga kontrolli paraprak i trupit nuk janë konstatuar shenja dhune te 40-vjeçari.

Shkaqet e vdekjes së tij janë të paqarta dhe do të përcaktohen nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 40 vjeç, banues në Shijak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

SHKARKO APP