Gjendet i pajetë një 52-vjeçar në Tiranë, ja dyshimet e para

Një 52-vjeçar është gjendur i pajetë ditën e sotme në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet. Sipas Policisë ai është gjendur brenda një pallati të pabanuar pa shenja jete.

Sakaq, nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 07.01.2024, në rrugën “Njazi Meka”, në një pallat të pabanuar, është gjetur pa shenja jete, shtetasi G. F., 52 vjeç. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?