Gjendet i pajetë shtetasi amerikan në Pogradec, dyshimet e para

Një shtetas amerikan është gjetur i pajetë në banesën që kishte marrë me qira në qytetin e Pogradecit.

Policia lokale tha se ngjarja ndodhi të premten rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, ku është gjetur i pajetë shtetasi amerikan A. H., rreth 68 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68 vjeçarit.

SHKARKO APP