Gjendet i vdekur në banesë 38-vjeçari nga Pogradeci, dyshimet: Ka humbur jetën nga i ftohti
I ftohti që ka përfshirë prej disa ditësh vendin tonë, ka shkaktuar vdekjen dhe të 4 personave të tjerë më herët. Rasti i parë ishte i një endacaku në Durrës, e një tjetri në Sarandë, e një në Lushnjë. Ndërsa dje u regjistrua një rast i tillë edhe në Korçë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.01.2017, rreth orës 10:30, në lagjen nr 4 në Pogradec, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi A.Sh, 38 vjeç. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

