Gjendet i vdekur në kanal 28-vjeçari i zhdukur, policia: U aksidentua me motor

 

Është gjetur sot i vdekur 28-vjeçari Ervin Jonusllari, i deoncuar një ditë më parë në media si i zhdukur nga familjarët e tij.

Trupi i pa jetë mësohet se është gjetur në Qafë Plloçë. Paraprakisht policia thekson se 28-vjeçari dyshohet të jetë aksidentuar, pasi është gjetur i rrëzuar në një kanal, por pa shenja dhune në trup.

Hetimet e para nxjerrin si shkak të aksidentit humbjen e kontrollit të motorit si rezultat i errësisës, mosfunksionimit të dritave të motorit, por edhe konsumimit të alkoolit nga i riu.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur në kohën kur i riu kishte dalë nga një lokal në Qafë Plloçë dhe po kthehej drejt shtëpisë.

SHKARKO APP