Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda makinës një 48-vjeçar në Kamëz

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti L. Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz.

Paraprakisht dyshohet se viktima është vrarë me armë zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?