Gjendet lëndë plasësë në derën e dyqani, policia jep detajet

Një sasi e pashpërthyer eksplozivi i paplasur është gjetur në portën hyrëse të një biznesi në Sarandë.

Pranë vendit të ngjarjes ndodhen zyrat e OSHEE, një shkollë publike dhe një private.

Dyqani ku është vendosur lënda eksplozive shërben për shitjen e luleve dhe zbukurimeve për festa, në pronësi të familjarit të një avokati ne Sarande.

Njoftimi i policisë: 

Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

SHKARKO APP