Gjendet Leo Roci, u shpall i humbur në kufirin serbo-kroat. Familja e tij falënderon ministrin Balla

Zyra e Ministrit të Brendshëm është njoftuar nga familjarët e Leo Roci se ai i ka kontaktuar nga Italia ditën e sotme. Roci u shpall i humbur ditë më parë dhe ishte parë për herë të fundit në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

JKështu që familja e tij ka kontaktuar zyrën e Ministrit të Brendshëm për të njoftuar se Roci i ka kontaktuar nga territori italian.

Familja Roci ka falënderuar Ministrin e Brendshëm Taulant Balla për angazhimin personal në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Ambasadën e RSH në Beograd në përpjekjet për gjetjen e Leo Rocit.

SHKARKO APP