Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja e humbur
Aktualitet Lajme E Enjte, 19 Mars 2026 09:00
14-vjeçarja, e cila u largua mëngjesin e të mërkurës nga banesa e saj në Durrës, është gjetur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Lajmi është konfirmuar nga e ëma e saj, e cila bën me dije se vajza është në gjendje të mirë shëndetësore dhe u bashkua me familjen.
Ende nuk dihen rrethanat që çuan në largimin e saj, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

