Gjendet një automjet i braktisur afër liqenit të Shkopetit, dyshohet të jetë përdorur në ngjarje kriminale

Një automjet i braktisur është gjetur të shtunën në afërsi të liqenit të Shkopetit, ndërsa mendohet se mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale.

Burimet paraprake nga policia thanë se automjeti rezulton të jetë i vjedhur në Krujë.

Mësohet se kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë pikasur fillimisht automjetin e braktisur, të cilët kanë lajmëruar menjëherë efektivët e policisë së Matit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse mjeti në fjalë është përdorur apo jo për ndonjë ngjarje kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?