Gjendet një gomone e braktisur në Vlorë, dyshimet e para
Një gomone është gjetur sot në Vlorë, ndërsa dyshohet se ajo do të përdorej për transport të lëndëve narkotike.
Njoftimi i Policisë Kufitare Vlorë
Policia Kufitare ka konstatuar një gomone e cila dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve.
Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë në kuadër të parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në zonat dhe territoret me risk në të cilat dyshohet se mund të trafikohet lëndë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e sotme në vendin e quajtur Pishpore, Fier, midis pishave është konstatuar i fshehur një mjet lundrues tip gomone, i cili dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve drejtim Italisë.
Mjeti lundrues është 10 metra i gjatë me dy motorë.
Nga verifikmet ka rezultuar se ky mjet është i pamatrikulluar dhe me numrat e motorrëve të fshirë.
Për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale mjeti iu dorëzua DVP.Fier.
KOHA JONË SONDAZH

