Gjendet një i vdekur në Shkodër, viktima pronar i një dyqani lulesh

Gjendet një i vdekur në aksin Shkodër –Bushat.

Burime bëjnë me dije se pranë trupit të vdekur është gjetur dhe një armë gjahu çifte, çka dyshohet se flet për një vetëvrasje të mundshme.

Mësohet se viktima është Arben Shijaku,42-vjeç, i cili ka një dyqan lulesh në zonën e Meglushës.

Njoftimi i policisë:

Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, nërrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie  është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër

Nga  verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

SHKARKO APP