Gjendet një person i pajetë në Ersekë, ja shkaku që dyshon policia

Një 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ersekë. I moshuari dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të asfiksimit, si pasojë e rrjedhjes së gazit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 13.11.2022, rreth orës 16:15, në qytetin e Ersekës, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në të cilën jetonte i vetëm, shtetasi P. P., rreth 75 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?