Gjendet një predhë aktive rreth 1 metër në Portin e Vlorës
Një predhë, e cila mendohet se i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore, është gjetur në Portin e Vlorës.
Predha është zbuluar gjatë punimeve që po kryhen aktualisht për thellimin e portit të Vlorës, një projekt që ka nisur prej kohësh. Menjëherë pas gjetjes së predhës, janë ndaluar punimet dhe janë lajmëruar forcat xheniere për largimin e saj.
Predha është e një madhësie të konsiderueshme, rreth një metër. Sipas informacioneve nga forcat xheniere, konfirmohet se predha ka qenë ende aktive dhe mund të ishte një rrezik i madh nëse do të shpërthente.

